Shqip kudo që je!

Pas kritikave për pasaktësi në ekspozitën për masakrat, reagon Kuvendi i Kosovës

Pas kritikave për pasaktësi në ekspozitën për masakrat, reagon Kuvendi i Kosovës - Pas kritikave pasaktësinëekspozitënpërmasakratreagonKuvendiiKosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dalë me një reagim zyrtar pas kritikave të shumta lidhur me një ekspozitë të organizuar në Prishtinë mbi masakrat gjatë luftës në Kosovë, ku janë evidentuar disa pasaktësi në të dhënat e paraqitura.

Në një sqarim publik, Kuvendi thekson se mbështet iniciativa me interes publik, sidomos ato që lidhen me ruajtjen e kujtesës kolektive, dokumentimin e luftës dhe nderimin e viktimave, por pa u përfshirë në përmbajtjen e tyre.

Sipas këtij institucioni, mbështetja që u jepet projekteve të tilla nuk nënkupton miratim të materialeve apo të narrativës së paraqitur. Përmbajtja e ekspozitës, theksohet në reagim, mbetet përgjegjësi e autorëve dhe organizatorëve.

Kuvendi nënvizon gjithashtu rëndësinë e trajtimit të kujdesshëm të temave të ndjeshme, duke theksuar se ruajtja e dinjitetit të viktimave dhe e së vërtetës historike është një përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore.

Në këtë rast konkret, bëhet e ditur se shqetësimet e ngritura do t’u përcillen organizatorëve të ekspozitës për shqyrtim të mëtejmë

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus