Shqip kudo që je!

Kuzhina shqiptare promovohet në festimet frankofone në Suedi

Kuzhina shqiptare promovohet në festimet frankofone në Suedi - Kuzhina shqiptare promovohet nëfestimetfrankofonenëSuedi

Në kuadër të aktiviteteve për Muajin e Frankofonisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Suedi prezantoi traditën kulinare shqiptare për publikun vendas gjatë një eventi të organizuar në Stokholm nga disa ambasada pjesëmarrëse.

Pas ceremonisë hapëse, ku ishte i pranishëm edhe i Ngarkuari me Punë, Eno Çollaku, stenda shqiptare ofroi një përzgjedhje të pasur me gatime tradicionale dhe ëmbëlsira, të cilat tërhoqën interes të madh dhe u vlerësuan nga vizitorët.

Kontribut të veçantë dhanë edhe CNVP Foundation, si dhe kompanitë shqiptare Gjedra dhe BioAlpina, të cilat prezantuan produkte bimore dhe medicinale, duke shtuar vlerë në këtë aktivitet dhe duke marrë vlerësime për cilësinë e tyre.

Ky organizim përbën një tjetër hap në promovimin e kulturës dhe traditave shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve kulturore dhe diplomatike me vendet frankofone. /kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus