Shqip kudo që je!

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar - Aksident fatal Gjermanihumbjetën29-vjeçarishqiptar

Një aksident tragjik në Gjermani i ka marrë jetën një 29-vjeçari shqiptar.

Viktima, me inicialet F.L., ishte me origjinë nga fshati Raincë i Preshevës. Ai humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në Esslingen, shkruan albinfo.ch.

Sipas konfirmimeve nga autoritetet e sigurisë dhe shërbimet shëndetësore gjermane, 29-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

I riu shqiptar la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë

Vlen të theksohet se rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet përkatëse në Gjermani po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus