Shqip kudo që je!

Kosova prezantohet me dinjitet në Panairi i Librit në Leipzig 2026

Kosova prezantohet me dinjitet në Panairi i Librit në Leipzig 2026 - Kosova prezantohet dinjitetnëPanairiiLibritnëLeipzig2026

U hap zyrtarisht Panairi i Librit në Leipzig 2026, një ndër ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e librit dhe botimit, e cila çdo vit mbledh botues, autorë, studiues dhe dashamirës të librit nga mbarë bota.

Në këtë edicion, Biblioteka Kombëtare e Kosovës po merr pjesë me një prezantim dinjitoz, duke përfaqësuar vlerat e librit, trashëgimisë kulturore dhe krijimtarisë letrare shqiptare përpara një publiku të gjerë ndërkombëtar. Pjesëmarrja në këtë panair përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e autorëve nga Kosova dhe forcimin e pranisë së tyre në skenën globale të botimeve.

Në ceremoninë zyrtare të hapjes, si dhe gjatë vizitës në hapësirat e panairit, znj. Saranda Bogujevci, Ministre e Kulturës dhe Turizmit, e shoqëruar nga znj. Nora Arapi-Krasniqi, Zëvendësministre, si dhe nga Ambasadori Ajeti, vizituan stendën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Gjatë kësaj vizite, delegacioni pati rastin të njihet nga afër me prezantimin e botimeve, projekteve dhe aktiviteteve kulturore që po promovohen në kuadër të panairit.

Gjatë qëndrimit në Leipzig, Ministrja, Zëvendësministrja dhe Ambasadori zhvilluan një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve kulturore ndërkombëtare, shtëpive botuese dhe partnerëve strategjikë. Këto takime synuan thellimin e bashkëpunimit kulturor, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe krijimin e mundësive të reja për promovimin e mëtejshëm të librit dhe autorëve nga Kosova në tregjet ndërkombëtare.

Stenda e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës mbetet e hapur gjatë gjithë panairit për të mirëpritur vizitorë, studiues, profesionistë të fushës së librit, si dhe bashkëatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. Ajo shërben si një pikë takimi për të gjithë ata që janë të interesuar të njohin më nga afër zhvillimet në fushën e botimit dhe kulturës shqiptare.

Pjesëmarrja në këtë panair konfirmon angazhimin e institucioneve kulturore të Kosovës për të qenë pjesë aktive e dialogut kulturor ndërkombëtar dhe për të promovuar identitetin kulturor përmes librit, si një nga format më të rëndësishme të komunikimit dhe shkëmbimit ndërkulturor./kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus