Shqip kudo që je!

Konsullata e Kosovës në Mynih pret përfaqësueset e Forumit të Gruas Shqiptare “ALBA”

Konsullata e Kosovës në Mynih pret përfaqësueset e Forumit të Gruas Shqiptare “ALBA” - Konsullata Kosovës nëMynihpretpërfaqësueseteForumittëGruasShqiptareALBA

Në Mynih, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, Afrim Nura, së bashku me konsullin Naser Bejtullahu, kanë pritur në një takim përfaqësueset e shoqatës Forumi i Gruas Shqiptare – ALBA nga Augsburg, të kryesuara nga znj. Shqipe Xhylani Jusufi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për aktivitetet dhe angazhimin e forumit në mbështetje të grave shqiptare në diasporë, me theks të veçantë në fuqizimin e rolit të tyre në jetën shoqërore, integrimin në shoqërinë gjermane, si dhe në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare.

Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e rolit që organizatat e diasporës luajnë në forcimin e identitetit kulturor dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet komunitetit shqiptar dhe institucioneve vendore në Gjermani. Po ashtu u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin dhe mirëorganizimin e komunitetit shqiptar në Bavaria.

Me këtë rast, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Mynih rikonfirmoi përkushtimin e saj për të mbështetur aktivitetet dhe projektet e organizatave të diasporës, të cilat synojnë forcimin e komunitetit shqiptar dhe promovimin e vlerave kulturore e shoqërore në vendin pritës./kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus