Shqip kudo që je!

Dy yjet kosovarë të Counter-Strike2 sot përballë njëri-tjetrit

Dy yjet kosovarë të Counter-Strike2 sot përballë njëri-tjetrit - Dy yjet kosovarë tëCounter-Strike2sotpërballënjëri-tjetrit

Turneut prestigjioz të Counter-Strike2, ESL Pro League po i vie fundi.

Sot do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale, teksa Natus Vincere (NAVI) përballet me ekipin FUT.

FUT është ekipi junior i NAVI-t, të cilin para më pak se një viti u detyrua ta shiste, pasi nuk lejoheshin dy ekipe të të njëjtës organizatë të garonin në nivele të njëjta.

Për NAVI-n, njërën prej skuadrave më të suksesshme në këtë lojë, luan talenti kosovar, Drin “makazze” Shaqiri.

Ai ka performuar në nivele jashtëzakonisht të larta në këtë turne dhe mund të shpallet MVP i komplet garës.

Në anën tjetër, për FUT luan Aulon “Krabeni” Fazlija si kapiten apo IGL i skuadrës.

Ndeshja nis nga ora 15:45 dhe fituesi kualifikohet në finale të kësaj gare, aty ku e pret fituesi i duelit tjetër mes Aurora dhe Astralis.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus