Filozofi dhe sociologu gjerman Jurgen Habermas, një nga mendimtarët më të rëndësishëm të Evropës së pasluftës dhe një figurë kyçe e Shkollës së Frankfurtit, vdiq në moshën 96 vjeç. Lajmi për vdekjen e tij u njoftua sot.
Habermas lindi më 18 qershor 1929 në Dusseldorf.
Ai mbeti aktiv deri në vitet e fundit, megjithëse në intervista shprehu shqetësim për të ardhmen e demokracisë dhe integrimit evropian.
Habermas është angazhuar në debate publike për dekada të tëra: ai kritikoi lëvizjen studentore të krahut të majtë në vitet 1960 (paralajmërim për “fashizmin e krahut të majtë”), mori pjesë në “debatin e historianëve” në vitet 1980 kundër relativizimit të krimeve naziste, mbështeti Gerhard Schröderin, kritikoi politikën “teknokratike” të Angela Merkelit dhe vlerësoi Emmanuel Macronin për vizionin e tij të reformave evropiane.
Me vdekjen e tij, është shuar një nga zërat më me ndikim të skenës intelektuale gjermane dhe evropiane pas Luftës së Dytë Botërore – një mendimtar që këmbënguli në fuqinë e dialogut racional në një shoqëri të ngarkuar nga pushteti, manipulimi dhe krizat. Veprat e tij vazhdojnë të formësojnë debatet rreth demokracisë, opinionit publik, Evropës dhe etikës së komunikimit.
Bashkëshortja e tij, Ute Habermas-Wesselhoeft, vdiq vitin e kaluar. Çifti kishte tre fëmijë. /kudoshqip.com/

















