Shqip kudo që je!

Mësuesit shqiptarë nga Bavaria festojnë 7 Marsin në Tiranë

Mësuesit shqiptarë nga Bavaria festojnë 7 Marsin në Tiranë - Mësuesit shqiptarë Bavariafestojnë7MarsinnëTiranë

Me rastin e festës së 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, anëtarë të kryesisë së Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh) në Bavari, së bashku me mësues të diasporës, zhvilluan një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të programit të përvitshëm të LAPSh, i cili përfshin aktivitete dhe vizita të nxënësve, mësuesve dhe drejtuesve të shoqatës në Shqipëri. Këtë vit, festimi i 7 Marsit u shënua në kryeqytetin shqiptar, duke bashkuar mësues dhe përfaqësues të arsimit nga diaspora dhe vendi.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, përfaqësuesit e LAPSh në Bavari patën mundësinë të marrin pjesë në aktivitetin e organizuar në Pallatin e Brigadave, nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Me këtë rast, kryetari i LAPSh në Bavari, Milazim Ukaj, mbajti një fjalë të shkurtër përshëndetëse, duke uruar të gjithë mësuesit shqiptarë për festën e tyre.

Në këtë aktivitet, pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të takohen dhe të bisedojnë me Presidentin Begaj, si dhe me kolegë nga Shqipëria dhe diaspora, duke shkëmbyer përvoja dhe ide mbi zhvillimin e arsimit shqip.

Në kuadër të vizitës në Tiranë, delegacioni zhvilloi edhe një takim në Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku u prit nga ambasadori Skënder Durmishi. Po ashtu, ata vizituan disa muze dhe objekte historike në Shqipëri.

Sipas organizatorëve, kjo vizitë u vlerësua si një përvojë shumë e suksesshme dhe e dobishme, e cila kontribuon në forcimin e bashkëpunimit mes mësuesve të diasporës dhe institucioneve arsimore në atdhe, si dhe krijon mundësi të reja për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e mëtejshëm të arsimit shqip./kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus