Shqip kudo që je!

Hoxha takon Komisioneren Marta Kos në Bruksel

Hoxha takon Komisioneren Marta Kos në Bruksel - Hoxha takon Komisioneren MartaKosnëBruksel

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim në Bruksel me Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ku u diskutua mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe hapat e mëtejshëm në kuadër të negociatave për anëtarësim.

Pas takimit, në një reagim në rrjetin social X, ministri Hoxha theksoi se Shqipëria ka shënuar progres të qëndrueshëm dhe të paprecedentë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se ky progres reflektohet si në ritmin e negociatave, ashtu edhe në cilësinë e reformave të ndërmarra në institucione dhe në shoqëri.

Ai bëri të ditur se raportet e vlerësimit të ndërmjetëm për kapitujt e grupit të themeloreve janë aktualisht në proces verifikimi nga shtetet anëtare të BE-së, ndërsa paralelisht po vijon puna intensive për zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ministri theksoi se Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për të ruajtur ritmin e reformave dhe për të përmbushur kriteret e vendosura, duke theksuar se në një kohë sfidash gjeopolitike, zgjerimi i Bashkimit Evropian ka rifituar rëndësi strategjike për stabilitetin, prosperitetin dhe vlerat demokratike në Evropë.

Sipas tij, Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë me vendosmëri dhe përgjegjësi në procesin e integrimit, duke mbetur e përkushtuar ndaj projektit evropian dhe perspektivës së një Evrope të bashkuar./kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus