Shqip kudo që je!

Kushtetuesja deklarohet lidhur me vendimin për dekretin e Presidentes

Kushtetuesja deklarohet lidhur me vendimin për dekretin e Presidentes - Kushtetuesja deklarohet lidhur mevendiminpërdekretinePresidentes

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë të ditur se vendimi lidhur me dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, do të merret pasi të përfundojë shqyrtimi i plotë i të gjitha çështjeve kushtetuese që lidhen me rastin.
Për Klankosova, nga Kushtetuesja thanë se procesi i vlerësimit do të përfshijë analizimin e pretendimeve të ngritura nga pala parashtruese, siç thuhet, duke u bazuar në kornizën ligjore dhe kushtetuese në fuqi.

“Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigje

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus