Shqip kudo që je!

Cem Özdemir drejt historisë: mund të bëhet kryeministri i parë i një landi gjerman me origjinë turke

Cem Özdemir drejt historisë: mund të bëhet kryeministri i parë i një landi gjerman me origjinë turke - Cem Özdemir drejt historisëmundtëbëhetkryeministriiparëinjëlandigjermanmeorigjinëturke

Një fitore e rëndësishme për ekologjistët në landin e Baden-Württemberg pritet ta çojë Cem Özdemir drejt një momenti historik në politikën gjermane. Sipas projeksioneve të para zgjedhore, Partia e Gjelbër ka dalë forcë e parë, duke hapur rrugën që Özdemir të bëhet kryeministri i ri i këtij landi.

Nëse ky rezultat konfirmohet, Özdemir do të bëhej kryeministri i parë i një landi në Gjermani me origjinë nga Turqia (me prejardhje etnike çerkeze), i lindur dhe i rritur në Gjermani.

Sipas parashikimeve fillestare, Partia e Gjelbër ka fituar rreth 31,5% të votave, duke ruajtur vendin e parë në këtë land jugperëndimor.
Në vendin e dytë renditet CDU e kancelarit Friedrich Merz me rreth 29,5%.

Rritje të ndjeshme ka shënuar edhe AFD e cila me rreth 18% të votave pritet të jetë forca e tretë në parlamentin rajonal, duke shënuar një rritje prej rreth 8 përqind krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Ndërkohë, SPD ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke marrë rreth 5,5% të votave dhe duke kaluar me vështirësi pragun zgjedhor.

Rezultatet mbeten ende paraprake dhe mund të pësojnë ndryshime të vogla, por pritet që renditja e përgjithshme të mbetet e njëjtë.

Ekologjistët kanë qenë në pushtet në Baden-Württemberg edhe në mandatin e kaluar, duke e bërë këtë land të vetmin në Gjermani ku kjo parti ka mbajtur postin e kryeministrit. Megjithatë, në muajt e fundit partia është përballur me presion të madh politik, ndaj ruajtja e vendit të parë konsiderohet një sukses i rëndësishëm.

Cem Özdemir, i cili ka shërbyer më parë si ministër federal i Bujqësisë dhe bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër, është biri i punëtorëve emigrantë turq (gastarbeiter) që erdhën në Gjermani më shumë se gjashtë dekada më parë. Ngjitja e tij në krye të një landi do të shënonte një moment simbolik për historinë e integrimit dhe diversitetit në politikën gjermane.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus