Shqip kudo që je!

“Engineers’ Day 2026” në EPFL bashkon studentët dhe profesionistët shqiptarë në Lozanë

“Engineers’ Day 2026” në EPFL bashkon studentët dhe profesionistët shqiptarë në Lozanë - Engineers Day 2026 nëEPFLbashkonstudentëtdheprofesionistëtshqiptarënëLozanë

Shoqata e studentëve shqiptarë në Lozanë, Étudiants Albanais de Lausanne, ka organizuar me sukses aktivitetin “Engineers’ Day 2026”, një ngjarje që synon të afrojë studentët dhe profesionistët shqiptarë të fushës së inxhinierisë.

Aktiviteti u mbajt në ambientet e École Polytechnique Fédérale de Lausanne në Lausanne dhe u realizua në bashkëpunim me Albanian Engineering of Switzerland. Në këtë takim morën pjesë studentë, profesionistë dhe ish-studentë (alumni), duke krijuar një hapësirë për diskutime, shkëmbim përvojash dhe këshilla profesionale.

Gjatë mbrëmjes, disa alumni të EPFL ndanë përvojat e tyre në rrugëtimin profesional, sfidat e tregut të punës dhe këshilla për studentët që synojnë të ndërtojnë karrierë në inxhinieri.

Organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për kontributin në krijimin e një atmosfere motivuese dhe bashkëpunuese, duke theksuar se aktivitete të tilla ndihmojnë në forcimin e rrjetit profesional të shqiptarëve në Zvicër dhe krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi në të ardhmen.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus