I propozuari i VV-së për president, Glauk Konjufca ka thënë se edhe partitë opozitare duhet të dalin me një propozim të tyre për president në mënyrë që të nisë procesi.
Konjufca është shprehur se madje edhe ai vet ndoshta do ta votonte një propozim të tyre, përfshirë këtu edhe Vjosa Osmanin.
“Partitë politike, PDK dhe LDK, nëse nuk do ta votojnë Glauk Konjufcës, kë do ta votoni. Kush është ai që ata do ta votonit nëse ai nuk jam unë. Duhet me nxjerr një emër ata. Duhet ta propozojë opozita, kështu është logjika.
Ka shumë njerëz më të mirë se unë, shumë njerëz më të përgatitur se unë. Le ta propozojnë…po Vjosa Osmani, unë do ta votoj”, tha Konjufca.
Tutje Konjufca tha se nëse opozita nuk propozon një emër, ky tregon përcaktim të qartë për të shkuar në zgjedhje.
“Nëse opozita nuk e propozon një emër, atëherë ky është përcaktim i qartë për me shku në zgjedhje”, tha Konjufca./kudoshqip.com/

















