Shqip kudo që je!

Momente kyçe për zgjedhjen e presidentit – marrëveshje politike apo përballje në votim?

Momente kyçe për zgjedhjen e presidentit – marrëveshje politike apo përballje në votim? - Momente kyçe zgjedhjenepresidentitmarrëveshjepolitikeapopërballjenëvotim

Kosova po i afrohet afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa 5 marsi po afrohet pa një dakordim mes forcave politike për kandidatin që do të marrë drejtimin e shtetit.

Takimet ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe liderëve opozitarë, përfshirë kryetarin e PDK-së Bedri Hamza dhe kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, nuk kanë prodhuar konsensus. Subjektet politike mbeten të ndara mes idesë për një kandidat të përbashkët dhe mundësisë që secila parti të paraqesë emrin e saj.

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill. Megjithatë, Kuvendi duhet ta përmbyllë procesin e votimit jo më vonë se 5 marsi, në përputhje me afatet kushtetuese.

Osmani ka shprehur gatishmërinë për të kërkuar një mandat të dytë, por aktualisht nuk është e qartë nëse siguron mbështetjen e nevojshme parlamentare.

Nëse deri në afatin e përcaktuar nuk arrihet zgjedhja e presidentit, vendi mund të përballet me shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, siç parashikon korniza kushtetuese.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus