Shqip kudo që je!

Skaneri 3-milionësh i SHBA-ve jep rezultatin e parë të madh

Skaneri 3-milionësh i SHBA-ve jep rezultatin e parë të madh - Skaneri 3-milionësh SHBA-vejeprezultatineparëtëmadh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës një skaner mobil Rapiscan, prodhim amerikan, në vlerë prej 3 milionë dollarësh, për të forcuar sigurinë kufitare.

Ambasada Amerikane në Kosovë kishte bërë të ditur se luftimi i trafikimit të paligjshëm dhe parandalimi i përhapjes së mallrave të falsifikuara i bën bizneset amerikane dhe kosovare më të forta dhe më konkurruese.


“Kjo teknologji rrit kapacitetet e zbulimit, mbështet tregtinë e ligjshme dhe avancon interesat e përbashkëta të sigurisë dhe zhvillimit ekonomik”, thuhej në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Nga fotografitë e publikuara nga Ambasada amerikane në ceremoninë e dhurimit të pajisjes ishin të pranishëm e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipati; ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; ministri i Financave, Hekuran Murati si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus