Shqip kudo që je!

Kosova në Bordin e Paqes, analistët: Hap i ri strategjik dhe forcim i lidhjeve me SHBA-në

Takimi i Bordit të Paqes në Uashington, kjo është agjenda - Takimi Bordit tëPaqesnëUashingtonkjoështëagjenda

Përfshirja e Kosovës në Bordin e Paqes po vlerësohet nga njohës të çështjeve politike si një zhvillim me peshë strategjike, që konsolidon pozitën ndërkombëtare të vendit dhe thellon partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tyre, kjo pjesëmarrje rrit mundësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me Shtëpia e Bardhë, përforcon dimensionin e sigurisë dhe krijon hapësira të reja për lobim në funksion të aspiratës për anëtarësim në NATO.

Analistët theksojnë se fakti që Kosova konsiderohet partnere nga SHBA-ja dhe është pjesë themeluese e këtij mekanizmi përbën një sinjal të qartë politik, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në raport me arenën ndërkombëtare.

Nis takimi i parë i Bordit të Paqes - Nis takimi parëiBordittëPaqes

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se, pavarësisht kapaciteteve të kufizuara që Kosova ka në skenën globale, është thelbësore që vendi të rreshtohet krah SHBA-së në iniciativat ndërkombëtare. Sipas tij, edhe një kontribut i matur – qoftë në aspektin ushtarak, financiar apo në misione paqeruajtëse – është i rëndësishëm për të dëshmuar përgjegjësi dhe përkushtim, përfshirë edhe angazhime të mundshme në zona të ndjeshme si Rripi i Gazës.

Kasolli ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër vendet e pakta në rajon që gëzojnë mbështetje të plotë nga Uashingtoni, duke e cilësuar këtë si avantazh të rëndësishëm strategjik. Ai nënvizon se interesi shtetëror i Kosovës është të ruajë një koordinim të ngushtë me SHBA-në dhe të ketë qasje direkte në qendrat vendimmarrëse amerikane, duke pasur parasysh rolin historik të këtij shteti në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Sipas tij, krijimi i një kanali të drejtpërdrejtë komunikimi me Shtëpinë e Bardhë përbën edhe element shtesë sigurie. Në raste tensionesh të mundshme në të ardhmen, një akses i tillë do të ndikonte në kalkulimet e aktorëve rajonalë, duke rritur efektin parandalues dhe stabilitetin, si në planin e jashtëm ashtu edhe në atë të brendshëm.

Nga ana tjetër, analistja Afërdita Maliqi ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet vende nga Ballkani Perëndimor që janë pjesë e këtij bordi, fakt që sipas saj dëshmon se Kosova vazhdon të mbetet pjesë e agjendës strategjike amerikane.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus