Shqip kudo që je!

Qytetarët mbushin sheshin “Skenderbeu”, fillon marshi “Drejtësi, jo politikë”

Qytetarët mbushin sheshin “Skenderbeu”, fillon marshi “Drejtësi, jo politikë” - Qytetarët mbushin sheshin SkenderbeufillonmarshiDrejtësijopolitikë

Qytetarë të shumtë  nga të gjitha anët e vendit, janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’iu bashkuar marshit qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë”.

Protestues të shumtë me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,  me thirrjet UÇK-UÇK, e me pankarta në duar “Në emer të popullit Liri”, e “Historia nuk mund të rishkruhet”  kanë marshuar sheshin e Prishtinës.

Pjesëmarrësit kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në shesh është vendosur edhe një mbishkrim i madh me moton “Drejtësi, jo politikë”, i shoqëruar me fotografitë e katër të akuzuarve, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus