Kuvendi i Kosovës me 66 vota “për”, 32 kundër dhe 5 abstenime, në parim e ka miratuar në parim projektligjin për ndarjen buxhetore të vitit 2026.
Kuvendi filloi seancën pas orës 10:30, ku u mbledhën për seancë të jashtëzakonshme për buxhetin.
Votimi i buxhetit në lexim të parë u përball me kundërshtimin e partive opozitare, të cilat kërkuan më shumë kohë për analizimin e projektligjit, që përmban rreth 700 faqe.
Buxheti i propozuar për vitin 2026 kap vlerën prej 4 miliardë eurosh.
Nga shuma totale prej 3.955.595,904 miliardësh, 998 milionë euro janë ndarë për investime kapitale, ndërsa pjesa më e madhe e buxhetit, apo mbi 1.3 miliard euro, parashihet të shpenzohen për subvencione dhe transfere.Mbi 980 milionë euro janë ndarë për pagat dhe shtesat e mbi 91 mijë punonjësve të sektorit publik. Mallrat dhe shërbimet do të kushtojnë 509 milion euro, kurse shpenzimet komunale mbi 35 milionë euro.
Për t’u bërë ligj, ai duhet të kalojë edhe në lexim të dytë në Kuvend./kudoshqip,com/

















