Shqip kudo që je!

Rutte: Rusia ka humbur 65 mijë ushtarë në dy muaj

Rutte: Rusia ka humbur 65 mijë ushtarë në dy muaj - Rutte Rusia ka humbur65mijëushtarënëdymuaj

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Rusia ka pësuar humbje të rënda gjatë muajve të fundit, duke theksuar se Moska “nuk po e fiton këtë luftë”.

Sipas tij, forcat ruse kanë humbur rreth 65 mijë ushtarë vetëm gjatë muajve dhjetor dhe janar teksa u shpreh se përparimet territoriale në rajonin e Donetsk dhe në zona të tjera janë minimale dhe pothuajse të parëndësishme krahasuar me koston e lartë njerëzore.

“Nëse ka një diktator në Moskë i gatshëm të bëjë këtë, atëherë kemi të bëjmë me dikë që është i gatshëm të sakrifikojë kaq shumë nga njerëzit e tij në këtë luftë. Duhet ta marrim këtë seriozisht, sepse kjo është sjellje e çmendur”, ka deklaruar ai, transmeton albinfo.ch.

Ai kritikoi gjithashtu vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të dërguar sërish një historian si përfaqësues në bisedimet e ardhshme në Gjenevë, duke thënë se ai pritet “t’u mbajë leksione ukrainasve për Suedinë apo çfarëdo tjetër”, në vend që të fokusohet në përparim konkret drejt zgjidhjes së konfliktit.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus