Shqip kudo që je!

Kurti u kërkon deputetëve gjermanë investime në Kosovë

Kurti u kërkon deputetëve gjermanë investime në Kosovë - Kurti kërkon deputetëvegjermanëinvestimenëKosovë

Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar që Gjermania të investojë në Kosovë.

Në një takim me deputetë të Bundestagut gjerman, Jurgen Hardt, Adis Ahmetoviq, Carl-Philipp Sassenrath dhe Deborah During gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, temë diskutimi ishte bashkëpunimi bilateral.

“Kryeministri ftoi për më shumë investime gjermane në Kosovë, gjersa ky mandat qeverisës do të jetë mes tjerash edhe i hekurudhave, ndërtimit të digave për ujë të pijes, stadiumeve, në kuadër të organizimit të Lojërave Mesdhetare”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të shtunën.

Sipas njoftimit, Kurti ka theksuar edhe rëndësinë e avancimit të Kosovës drejt integrimit evropian, duke filluar nga marrja e statusit të vendit kandidat.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus