Shqip kudo që je!

Zvicra do të hedhë në votim propozimin për të kufizuar popullsinë në 10 milionë

Zvicra do të hedhë në votim propozimin për të kufizuar popullsinë në 10 milionë - Zvicra do hedhënëvotimpropoziminpërtëkufizuarpopullsinënë10milionë

Zvicra do të votojë këtë verë për një propozim nga partia e ekstremit të djathtë Partia Popullore Zvicerane (SVP) për të kufizuar popullsinë e vendit në 10 milionë banorë, një veprim që do të kërcënonte marrëveshjet kryesore me BE-në dhe, sipas kundërshtarëve, do ta dëmtonte rëndë ekonominë.

Qeveria ka njoftuar të mërkurën se referendumi për iniciativën e SVP-së “Jo një Zvicër me 10 milionë” e cila kundërshtohet fuqishëm nga të dy dhomat e parlamentit si dhe nga komuniteti i biznesit dhe i shërbimeve financiare, do të mbahet më 10 qershor.

Nëse miratohet, iniciativa do ta detyronte qeverinë dhe parlamentin zviceran të vepronin nëse popullsia e përhershme e vendit prej 9.1 milionë banorësh kalon 9.5 milionë, duke refuzuar hyrjen e të ardhurve të rinj, përfshirë azilkërkuesit dhe familjarët e rezidentëve të huaj.

Nëse popullsia arrin në 10 milionë, do të hynin në fuqi kufizime të mëtejshme, dhe nëse numri i banorëve nuk fillon të ulet, qeveria do të detyrohej të tërhiqej nga marrëveshja e lëvizjes së lirë që ka me BE-në, e cila është tregu më i madh i eksportit për Zvicrën.

Popullsia e Zvicrës është rritur rreth pesë herë më shpejt se mesatarja në shtetet fqinje anëtare të BE-së gjatë dekadës së fundit, pasi suksesi ekonomik i vendit ka tërhequr si punëtorë me kualifikim të ulët ashtu edhe të huaj me paga të larta në kompani ndërkombëtare.

Rreth 27% e banorëve të Zvicrës nuk janë shtetas zviceranë, sipas të dhënave qeveritare. SVP, partia më e madhe politike në vend, thotë se “shpërthimi i popullsisë” po rrit qiratë dhe po e çon infrastrukturën dhe shërbimet publike në kufijtë e kapacitetit.

Partia, e cila ka dalë e para në çdo zgjedhje që nga viti 1999, ka bërë prej kohësh fushatë kundër imigracionit, duke theksuar krimet e kryera nga të huajt.

Ndryshimet radikale nacionaliste që ajo propozon shpesh, si një propozim i vitit 2016 për të dëbuar automatikisht emigrantët të shpallur fajtorë edhe për shkelje të vogla, dhe një plan i vitit 2020 për t’i dhënë fund lëvizjes së lirë me BE-në, zakonisht nuk kanë pasur sukses.

Sistemi i demokracisë direkte në Zvicër u lejon qytetarëve të propozojnë të ashtuquajtura iniciativa popullore, të cilat hidhen në referendum nëse mbledhin 100,000 mbështetës brenda 18 muajve. Ato janë një mjet i përdorur prej kohësh nga SVP-ja, por vetëm rreth 10% e iniciativave popullore miratohen.

Megjithatë, një sondazh në dhjetor zbuloi mbështetje të gjerë nga 48% e votuesve për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë”.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus