Shqip kudo që je!

Kurti zgjidhet Kryeministër i Kosovës për mandatin e tretë qeverisës

Kurti zgjidhet Kryeministër i Kosovës për mandatin e tretë qeverisës - Kurti zgjidhet Kryeministër iKosovëspërmandatinetretëqeverisës

Albin Kurti është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës si Kryeministër i ardhshëm i vendit.

Pas paraqitjes së ekspozesë, emrave të kabinetit qeverisës dhe fjalimeve nga opozita, Kuvendi kaloi në votimin e Qeverisë.

Me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstenime, është votuar kabineti qeverisës i drejtuar nga Kurti që do t’i ketë 19 ministri.

Ky është mandati i tretë qeverisës i qeverisur nga Kurti, derisa Kosova kaloi një vit pa të, shkaku i bllokadave të krijuara.

Andaj, “Kurti 3” nis nga sot (11 shkurt), në një mandat katërvjeçar, derisa qytetarët e vendit presin që të përmirësohet kushtet e jetës.

Ky është kabineti qeverisë:

Zv. Kryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca;

– Zv/kryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla;

– Zv/kryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim – Fikrim Damka;

– Ministër i Financave – Hekuran Murati;

– Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare – Andin Hoti;

– Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci;

– Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla;

– Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulëzon Jagxhiu;

– Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia;

– Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrullah Çeku;

– Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci;

– Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani;

– Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi;

– Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli;

– Ministër i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja;

– Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha;

– Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari;

– Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli;

– Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq;

– Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri. 

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus