Takim dhe bashkëbisedim miqësor, ide të reja dhe bashkëpunim Kosovë–Bavari
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih mirëpriti në një takim përfaqësuesin e lartë të “Junge Union” (CSU), z. Elias Cosa, me prejardhje nga Kosova.
Gjatë këtij takimi shumë miqësor, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur me Konsullin e Përgjithshëm, z. Afrim Nura me ç’rast u diskutua mbi aktivitetet e Konsullatës, angazhimin për lehtësimin e procedurave administrative, forcimin e marrëdhënieve me Landin e Bavarisë, si dhe rolin e rëndësishëm të diasporës si urë lidhëse mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Biseda u fokusua gjithashtu në zhvillimet aktuale në Republikën e Kosovës dhe në mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë në fusha me interes të përbashkët.
Takimi u përmbyll me rikonfirmimin e vullnetit për të thelluar bashkëpunimin dhe për të intensifikuar shkëmbimin e ideve në funksion të marrëdhënieve të shkëlqyera Kosovë–Bavari. //kudoshqip.com

















