Shqip kudo që je!

Bayern Munich po heziton për Fisnik Asllanin

Bayern Munich po heziton për Fisnik Asllanin - Bayern Munich po hezitonpërFisnikAsllanin

Borussia Dortmund aktualisht mban avantazhin në garën për qendërsulmuesin e Hoffenheimit Fisnik Asllani.

Bayern Munich ka reduktuar ndjeshëm interesimin për yllin e skuadrës gjermane Hoffenheimit. Sipas “kicker”, 23-vjeçari “nuk luan një rol të rëndësishëm” në planet aktuale të bavarezëve.

Edhe pse Bayern e ka ndjekur nga afër Asllanin dhe ka vlerësuar cilësitë e tij brenda zonës së rreptësisë, shpejtësia e lojtarit nuk e ka bindur klubin. Për më tepër, pozicioni i tij i mundshëm në formacion është tashmë i zënë pas vazhdimit të kontratës së Serge Gnabryt.

Kësisoj, mediat gjermane raportojnë se Dortmund po përfiton nga situata dhe ka shtuar interesim për lojtarin, duke e bërë top prioritet për afatin kalimtar dimëror.

E ardhmja e Asllanit mbetet e hapur, me një vendim që pritet të merret gjatë vitit 2026.

Sulmuesi i Hoffenheimit ka kontratë deri në vitin 2029, por mund të largohet nga klubi për një shumë që varion nga 25 deri në 29 milionë euro.

Mediumi tjetër “Sky” ka shtuar se brenda këtyre tre muajve, Asllani do t’i jep përgjigjen përfundimtare skuadrës të cilës dëshiron t’i bashkohet. //kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus