Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Forcat ruse rrëzojnë aeroplanin e tyre mbi Krimenë e pushtuar ndërsa po tentonin të zmbrapsnin sulmet ukrainase me dronë

Forcat ruse rrëzojnë aeroplanin e tyre mbi Krimenë e pushtuar ndërsa po tentonin të zmbrapsnin sulmet ukrainase me dronë - Forcat ruse rrëzojnë aeroplaninetyrembiKrimenëepushtuarndërsapotentonintëzmbrapsninsulmetukrainasemedronë
– min lexim Shpërndaje

Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar aeroplanin e saj mbi Krimenë e pushtuar, ndërsa po përpiqej të zmbrapse një sulm me dron ukrainas natën e 16-17 tetorit.

Zëdhënësi i Marinës së Ukrainës, Dmytro Pletenchuk, njoftoi për këtë lajm nënë Apostrof, një kanal lajmesh ukrainas në YouTube.

“Ata ishin aq të etur për të zmbrapsur sulmet ukrainase saqë përfunduan duke rrëzuar aeroplanin e tyre mbi Krime sot. Lufta vazhdon”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Pletenchuk nuk e specifikoi modelin e aeroplanit. Kanalet e mediave sociale sugjerojnë se forcat ruse kanë rrëzuar një aeroplan luftarak Su-30SM.

Zëdhënësi i Marinës së Ukrainës tha gjithashtu se një depo tjetër nafte në Krimenë e pushtuar nga Rusia, është përfshirë nga flakët.

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas